Arrestimi i Armir Grimës - Bota Sot
Arrestimi i Armir Grimës

Futboll

Arrestimi i Armir Grimës

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:40
Arrestimi i Armir Grimës

Arrestimi i Armir Grimës është shoqëruar me akuza dhe replika mes Rudi Vatës dhe Ridvan Troshanit. Pasi ish-trajneri dhe ish-lojtari e konsiderojë kontributin e ish-nënkryetarit të bashkisë si injorancë, ky i fundit nuk e ka lënë më kaq. Për “Panorama Sport” Troshani ka reaguar sërish, duke i cilësuar shpifje gjithçka është thënë prej Vatës.

“Deklaratat që Rudi Vata ka dhënë në gazetën ‘Panorama Sport’, ku pretendon urdhra, e më the e të thashë, i hedh poshtë me përçmim, duke i konsideruar si shpifje. Nuk është e vërtetë që të kem dhënë urdhër apo ndërmarrë veprime për të dëmtuar punën e trajnerit të Vllaznisë, Rudi Vata. Diçka e tillë nuk mund t’i transmetohej asnjërit prej anëtarëve të stafit të Vllaznisë, për shumë arsye, të përfaqësimit dhe të formimit, por për më kryesoren, e cila është e padiskutueshme, Vllaznia vlen shumë më tepër se çdo individ, përfshi këtu edhe Rudi Vatën. Kështu që nuk mund të urdhëroja/sugjeroja të cenohej Vllaznia, për asnjë arsye dhe me asnjë veprim të paligjshëm.

Për sa u përket komenteve ‘Shqipëridashëse’, modestisht gjykoj se kush është më shumë apo më pak i tillë, mund të jetë mbi bazën e veprimeve dhe jo të fjalëve. Së fundmi, kërkimi deri në ligësi të momentit dhe të gozhdës për të varur torbën e justifikimeve nuk e ndryshon faktin e dështimit me Vllazninë të trajnerit Rudi Vata”, u kundërpërgjigj Ritvan Troshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...