Fabregas një alternativë

Futboll

Fabregas një alternativë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:43
Fabregas një alternativë

Milan këtë sezon ende nuk ka gjetur formën e duhur dhe duket se skuadra vuan mungesën e një organizatori. Leonardo po shikon mundësitë për të ndërhyrë në merkaton e janarit me një emër të rëndësishëm, atë të Cesc Fabregas. Spanjolli mund të jete një mundësi e mirë edhe nga ana ekonomike, pasi është në muajt e fundit të kontratës dhe në janar, me një ofertë jo shumë të lartë, fantazisti mund të bindet që të largohet nga Chelsea. Edhe Sarri nuk e shikon Fabregasin titullar, ndaj dhe operacioni ka shumë shanse që të konkretizohet në favor të Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat