Babai i jep lamtumirën prekëse djalit - tifozë i skuadrës së njohur shqiptrare

Futboll

Babai i jep lamtumirën prekëse djalit - tifozë i skuadrës së njohur shqiptrare

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:51
Babai i jep lamtumirën prekëse djalit - tifozë i skuadrës së njohur shqiptrare

Klubi i Partizanit nga Tirana ka pësuar një humbje të madhe ditën e sotme.  
Bëhet fjalë për tifozin special të tyre, vogëlushin Leo Cara i cili ka humbur betejën me sëmundjen e tij që e mbante prej vitesh në karrocë. 
Leo ka qënë shumë i apasionuar pas futbolit dhe skuadrës së tij të zemrës, Partizani. 
Edhe pse në karrocë me rrota, Leo Cara nuk linte ndeshje të Partizanit pa ndjekur dhe përkrahur në stadium.  Dashuria e tij për fanelën e kuqe e identifikoi Leon si një prej mbështetësve më specialë të të kuqve. Por sot lajmin për humbjen e tij e ka dhënë i ati, me një lamtumirë prekëse:
"Engjelli i babit u largua nga jeta.
Gjithmone i pazevendesueshem do jesh o Leo i babit.
U prefsh ne paqe Leo.
Do te kujtoj gjithmone sa te kem fryme.
Sot ne oren 14:00 ne tufinë behet varrimi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat