De Biazi i bashkohet trajnerit të Fiorentinës

Futboll

De Biazi i bashkohet trajnerit të Fiorentinës

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:14
De Biazi i bashkohet trajnerit të Fiorentinës

Xhani De Biazi e ka shprehur gjithmonë se ai është një tifoz i Interit, ekipi ku ai filloi futbollin. Mbrëmjen e djeshme, De Biazi nuk ka mbajtur anën e ekipit për të cilin bën tifo, por në një farë mënyre e ka “tradhëtuar” atë.

Ish-trajneri i kombëtares sonë e ka cilësuar të padrejtë penalltinë që Interi fitoi kundër Fiorentinës.

“Interi është skuadër që tregon cilësitë e veta në momentin që kundërshtari bie fizikisht. Unë mendoj se ky është aspekt i rëndësishëm. I jap të drejtë Piolit pasi ajo nuk ishte penallti, nuk jepet në të tilla rrethana, ashtu siç nuk ishte penallti edhe ndaj Kiezës. Kam dyshime të mëdha, pasi lojtari më duket jashtë zonës. Pa shtuar këtu që kishte apo jo prekje, mendoj se topi ka një devijim minimal, por që nuk e ndryshon trajektoren. Kur luanim ne, nuk jepeshin penallti të tilla”, u shpreh De Biazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat