Allegri flet për Ronaldon

Futboll

Allegri flet për Ronaldon

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:53

Ashtu si çdo trajner tjetër edhe Masimilioano Allegri po e kupton se të zëvendësosh Ronaldon nga fushën e lojës është diçka tepër e vështirë dhe e guximshme. Duke parë se Ronaldo lufton si një kampion i vërtetë për të arritur objektivat e tij, kjo e bën shumë të vështirë largimin e tij nga fusha e lojës.

Dhe pikërisht këtë ka thënë edhe trajneri Alegri pas ndeshjes me Bolonjën që u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 2-0. “Dëshiroja ta zëvendësoja në pjesën e dytë, por ai ishte shumë i motivuar për të luajtur dhe për të shënuar… Është më e vështirë të luash në Itali dhe jam i lumtur me atë që ka bërë deri tani. Ka një mënyrë të veçantë prekje të topit dhe këto detaje të vogla janë ato që e bëjnë një kampion” – tha Alegri.

Ndërsa në lidhje me sasinë e golave të shënuar nga Ronaldo në këto ndeshje me Juventusin ai tha: Mund të kishin qenë 8 ose 9 gola, është vetëm çështje fati. Ai godet portën më shumë se çdo lojtar tjetër në Europë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat