Elekra “elektrizon” Tiranën

Futboll

Elekra “elektrizon” Tiranën

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:56
Elekra “elektrizon” Tiranën

Stadiumi “Selman Stërmasi” është gati për të pritur dy skuadrat që kanë shkruar historinë në futbollin shqiptar.

Të premten në orën 19:45 do të luhet superfida e sezonit, Tirana- Partizani, derbi i kryeqytetit, i cili i kishte munguar futbollit shqiptar. Një sfidë që pritet të shkojë përtej fushës së blertë, ku një vëmendje shumë të madhe do të marrin edhe tifozët në radhët e stadiumit, se cila prej tyre do të bëjë koreografinë më të bukur në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Telesport ka zhvilluar një intervistë me një nga tifozet më simpatike të Tiranës, me basketbollisten Eletra Zykaj, e cila ka komentuar sezonin e bardhebluve, por gjithashtu edhe për pritshmëritë e saj nga derbi kryeqytetas.

Zykaj ka theksuar se një ndeshje e tillë, ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për faktin se do të përballen dy skuadra “armike përjetë”, por sepse u dhurojnë të gjithë futbolldashësve një futboll shumë të bukur dhe i jep kryeqytetit një fytyrë tjetër në prag derbi. Sa i përket fitores, nuk ka shumë dyshime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat