Emërorja e Kosovës U-19 për kualifikimet e Evropianit në Irlandën e Veriut

Futboll

Emërorja e Kosovës U-19 për kualifikimet e Evropianit në Irlandën e Veriut

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:16
Emërorja e Kosovës U-19 për kualifikimet e Evropianit në Irlandën e Veriut

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave, Kushtrim Munishi, ka publikuar emëroren e futbollisteve, të cilat do t’i ketë në dispozicion për kualifikimet e Evropianit “Skocia 2019”, që do të mbahen në Irlandën e Veriut, nga 2 deri më 8 tetor. Kosova bën pjesë në grupin 9 të kualifikimeve, ku krahas Irlandës Veriore janë edhe Gjermania dhe Estonia. Ekspedita e Kombëtares U19 do të udhëtojë drejt Belfastit të shtunën, më 29 shtator, derisa ndeshjet do t’i luajë në këtë orar: kundër Gjermanisë më 2 tetor, kundër Irlandës së Veriut më 5 tetor dhe kundër Estonisë më 8 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat