Fiorentina blindon yjet

Futboll

Fiorentina blindon yjet

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:45
Pioli

Pantaleo Corvino synon të blindojë të gjithë “xhevahirët” e Fiorentinës. Pas fillimit pozitiv të sezonit drejtori sportiv i klubit vjollcë po mendon t’u rinovojë kontratat futbollistëve me më shumë peshë në skuadër por jo vetëm. I pari që pritet të hedhë firmën mbi kontratën e re do të jetë trajneri Stefano Pioli i cili është në skadencë kontrate me klubin vjollcë në qershor të 2019-ës. Sipas mediave italiane ish trajneri i Interit dhe Lazios do të nënshkruajë marrëveshjen e re me Fiorentinën përpara Krishtlindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat