“Sanchezi i zhgënjyer që e refuzoi Man Cityn”

Futboll

“Sanchezi i zhgënjyer që e refuzoi Man Cityn”

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:44
Alexis Sanchez

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Ince, mendon se kiliani Alexis Sanchez nuk i përshtatet stilit të lojës së “Djajve të kuq” dhe për këtë arsye ai duhet të jetë i zhgënjyer që nuk kishte zgjedhur të shkonte në Manchester City.

Kiliani ishte transferuar në Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit. Manchester Unitedi dhe Arsenali kishin arritur marrëveshje për t’i shkëmbyer lojtarët, dhe kjo rezultoi me transferimin e Henrikh Mkhitaryanit në Arsenalit dhe Sanchez në Mançester.

Pak para se të transferohej te “Djajtë e kuq”, ishte përfolur se Sanchezi ishte shumë afër transferimit në Manchester City, mirëpo, në momentet e fundit, kiliani kishte vendosur të luante për Jose Mourinhon e jo Pep Guardiolën.

“Kur Alexis Sanchezi shkoi në Manchester United, ishte e qartë se ai ishte duke shkuar në një skuadër që nuk i përshtatej stilit të tij të futbollit. Stili aty është shumë më ndryshe”, ka thënë Ince.

“Kam dëgjuar se njerëzit thonë që ai nuk po punon mjaftueshëm, por unë nuk mendoj kështu. Ai punon sa më shumë që është e mundur, por kur stili yt i lojës nuk i përshtatet skuadrës, atëherë çfarë mund të bësh?”

“Sanchezi duhet të jetë penduar që nuk e ka zgjedhur Manchester Cityn. Transferimi atje do të kishte qenë opsioni më i mirë për të. Ata janë një skuadër që luan futboll sulmues, të lirë, dhe inkurajohesh të jesh sa më kreativ”.

“Në vend të kësaj, ai është në Old Trafford, ku edhe futbolli, edhe atmosfera rreth klubit është negative. Nuk  mendoj se mund ta fajësoni atë për këtë atmosferë. Ai shkoi në një klub të mbytur në probleme, dhe unë nuk do të habitesha nëse ai është i zhgënjyer jo vetëm që nuk e zgjodhi Cityn, por edhe që u largua nga Arsenali”.

Sanchezi ka arritur t’i shënojë vetëm tri gola në 23 paraqitjet për Manchester Unitedin. Ndërsa, nuk ka arritur ende të shënojë asnjë gol në sezonin e ri të Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat