Shqipëria U-19 tregon muskujt kundër Malit të Zi

Futboll

Shqipëria U-19 tregon muskujt kundër Malit të Zi

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:31
Shqipëria U-19 tregon muskujt kundër Malit të Zi

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçareve për femra regjistroi një fitore shumë të rëndësishme në miqësoren ndaj Malit të Zi të zhvilluar në transfertë. Vajzat e drejtuara nga Nevil Dede iu falën dygolëshit të sulmueses Mesuare Begallo. Futbollistja e Tirana AS realizoi golin e parë për Shqipërinë në minutën e 30-të ndërsa në të 60-ën vulosi fitoren e skuadrës së Dedes. Vajzat kuqezi po përgatiten për paraeliminatoret e europianit të 19-vjeçareve që do të zhvillohen Holandë, me Shqipërinë që do të sfidojë nga data 3 deri në 9 tetor Holandën vendase por edhe Poloninë e Bjellorusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat