Dybala: Juventus nuk luan për Ronaldon

Futboll

Dybala: Juventus nuk luan për Ronaldon

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:02
Dybala: Juventus nuk luan për Ronaldon

Ylli i skuadrës së Juventus, Paulo Dybala, ka bërë një paraqitje të mrekullueshme kundër Bolognas duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij.

Pas këtij goli ashtu siç e pranon edhe vetë lojtari, është çliruar dhe premton shumë për të ardhmen.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Dybala ndër të tjera ka thënë se klubi i Juventus nuk luan për Cristiano Ronaldon por luan për të fituar.

“Goli është gjithmonë një çlirim për sulmuesin, aq më shumë për mua, që kisha disa kohë që nuk shënoja. Në të njëjtën kohë, goli do të më japë edhe më shumë vetëbesim sesa kisha, ndonëse unë kam punuar dhe punoj gjithmonë për të mirën e skuadrës." ka dekalruar fillimisht argjentinasi.

"Me Cristianon ka më shumë entuziazëm te të gjithë, por nuk është e vërtetë që luajmë për të, që ai të shënojë gol. Ne të gjithë po e ndihmojmë që të ambientohet, të shënojë, por fitorja e skuadrës vlen më shumë se ai." ka shtuar më pas Dybala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat