Derbi i kryeqytetit të dielën, biletat nga 2-10 euro

Futboll

Derbi i kryeqytetit të dielën, biletat nga 2-10 euro

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:08
Pamje nga një ndeshje

Prishtina dhe Flamurtari të dielën zhvillojnë duelin e 38-të zyrtar pas luftës. Dy rivalët e mëdhenj gjatë kohës sa futbolli luhej nëpër djerrina (1991-1998) dhe ku tubonte shikues më shumë se sa tani në çdo ndeshje, duket se ka rifituar sërish famën e dikurshme.

Dy skuadrat ndodhen në krye të tabelës, pas shumë kohësh. Flamurtari ndan pozitën e 2-të me 13 pikë, ndërsa Prishtina të 4-në me 11 pikë.

Në 37 përballjet e pasluftës, Prishtina ka 22 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje me goldallim +34, 68:34. Prishtina në 10 ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje, nga vjeshta e vitit 2009. Prishtina ka fituar 7 ndeshjet e fundit ndaj rivalit kuqezi.

Ndeshja do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve nga ora 18:45 të dielën më 30 shtator.

Çmimi i biletave:

Tribuna Lindore: 2 euro
Tribuna Veriore: 2 euro (tifozët e Flamurtarit)
Tribuna Perëndimore: 3 euro
VIP: 10 euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat