Lamtumirë Leo!

Futboll

Lamtumirë Leo!

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 18:17
Lamtumirë Leo!

Lajm i trishtë për Partizanin vetëm një ditë para derbit të shumëpritur me Tiranën në “Selman Stërmasi”, Klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” i ka shprehur ngushëllimet familjes së një tifozi të veçantë të “Demave”, që u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë.

“Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cara, për humbjen e Leos. Tifozi i veçantë, me aftësi të kufizuara fizike, i cili nuk linte ndeshje të skuadrës pa ndjekur dhe përkrahur në stadium, ka humbur betejën për jetën. Dashuria e tij për fanellën e kuqe e identifikoi vogëlushin si një prej mbështetësve më të veçantë të familjes së kuqe. Klubi i gjendet pranë familjes Cara në këto momente të vështira.”

Tifozët e Partizanit kanë dhe një arsye më shumë për të qenë të pranishëm në “Selman Stërmasi”, për të kujtuar tifozin e vogël që sfidonte vështirësitë që i kishte rezervuar fati i keq, për të përkrahur idhujt e tij. Sigurisht që në një moment kaq të vështirë për familjes e Leos, fitorja e “të kuqve” do të ishte një dedikim edhe për engjëllin e vogël që u ngjit në parajsë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat