Përballje Shqipëri-Kosovë?!

Futboll

Përballje Shqipëri-Kosovë?!

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 18:19
Përballje Shqipëri-Kosovë?!

Ditën e sotme UEFA ka bërë të ditur skemën ku do të bazohen për hedhjen e shortit të eliminatoreve për Euro 2020. Në këtë skemë të publikuar nga Qeveria Europiane e Futbollit mund të shikojmë shumë qartë edhe skuadrat me të cilat mund të përballet Shqipëria dhe Kosova.

Gjithashtu në të ndodhen dhe përjashtime të ndryshme si rasti i Kosovës e cila nuk mund të jetë në një grup me Bosnjen e Hercegovinës dhe Serbinë. Duke marrë parasysh këto përjashtime si dhe renditjen që Kosova dhe Shqipëria kanë në renditjen e UEFA-s ekziston një mundësi e madhe që në të njëjtin grup të shikojmë Shqipërinë dhe Kosovën të përballen me njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat