Ylli i Arsenal gjobitet me 1,300€

Futboll

Ylli i Arsenal gjobitet me 1,300€

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:26
Pierre-Emerick Aubameyang dhe Lacazette

Ylli i Arsenal Pierre-Emerick Aubameyang është gjobitur pasi është kapur nga policia për tejkalim shpejtësie.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje të Premier League me Topçinjtë që kur iu bashkua sezonin e kaluar, është gjobitur me 1,3000 euro.

Gjithsesi ESPN FC pretendon se atij nuk do t’i hiqet patenta.

Raportet në Britani konfirmojnë se sulmuesi është kapur nga kamerat duke ecur me 160 km/orë.

Avokati i lojtarit nga Gaboni ka thënë: “Ai ka shumë keqardhje që është në këtë pozicion të sikletshëm. Ai e pranon gjobën dhe nuk ka asnjë justifikim.

“Ai e përdor makinën për të shkuar në stërvitje dhe në ndeshje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat