Hertha-Bayern, sfida që nuk njeh fitues prej 3 ndeshjesh

Futboll

Hertha-Bayern, sfida që nuk njeh fitues prej 3 ndeshjesh

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:27
Foto nga ndeshja e kaluar

Hertha Berlin do të presë Bayern Munich mbrëmjen e kësaj të premteje pas humbjes së parë të pësuar në kampionatin gjerman për këtë sezon. Bardheblutë, në fakt, janë mundur 3-1 në javën e fundit të Bundesliga-s në fushën e Werder Bremen. Pa asnjë humbje të pësuar në katër ndeshjet e para të kampionatit, Hertha e ka nisur mirë sezonin e ri (3 fitore, 1 barazim).

Megjithatë, humbja e pësuar të martën e kaluar ka vendosur një rekord të padëshiruar për ata, që janë bërë skuadra e parë në historinë e Bundesliga-s që ka shkaktuar një penallti në pesë ndeshje radhazi të kampionatit. Gjithashtu, Hertha është e vetmja skuadër, mes atyre që luajnë në këtë sezon të Bundesliga-s, që nuk ka pësuar asnjë humbje në tri ndeshjet e fundit të luajtur kundër Bayern Munich, edhe pse bëhet fjalë për tre barazime.

Por Bayern është skuadra ndaj së cilës Hertha ka pësuar më shumë humbje në Bundesliga, me 12 të tilla në 33 përballje (7 fitore, 14 barazime, 12 humbje). Ndërkohë, Bayern ka pësuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi, por ka një ecuri më të mirë në transfertë. Bavarezët, në fakt, nuk kanë pësuar asnjë gol në ndeshjet e këtij sezoni që kanë luajtur larg shtëpisë. Ata kanë marrë katër fitore dhe dy barazime në gjashtë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në fushën e Hertha-s dhe nuk kanë pësuar gol në tre nga këto takime.

Hertha ka qenë në disavantazh pas pjesës së parë vetëm në një nga gjashtë ndeshjet zyrtare që ka luajtur në këtë sezon, me bardheblutë që e kanë humbur atë ndeshje. Vendasit kanë arritur të fitojnë vetëm dy nga gjashtëmbëdhjetë ndeshjet që kanë luajtur kundër Bayern Munich në këtë shekull (2 fitore, 6 barazime, 8 humbje). Bayern ka kryesuar pas pjesës së parë në katër nga pesë ndeshjet e këtij sezoni të kampionatit dhe ka shënuar golin e parë në katër raste.

Gjithashtu, Bayern ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë dhe është i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Hertha-s në të gjitha kompeticionet. Bavarezët kanë shënuar të paktën 2 gola në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë, ndërsa Hertha ka pësuar të paktën dy gola në tri ndeshjet e fundit të Bundesliga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat