Befason Gattuso: Milani nuk është skuadër e madhe

Futboll

Befason Gattuso: Milani nuk është skuadër e madhe

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 06:48
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso pohon se Milani nuk arriti t’i konkretizojë rastet në barazimin, 1-1 me Empolin, duke thënë ”Ne nuk jemi një skuadër e madhe dhe ne nuk jemi efiçient”.

”Rossonerët” kanë ende një ndeshje në duar ndaj Genoas, por fakti qëndron se Milani ka vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshjet e para.

Para kësaj, Milani nuk ka arritur ta mbajë asnjëherë portën e paprekur këtë sezon, dhe ka lëshuar shtatë pikë në ndeshjet kur ishte në epërsi.

”Ne krijuam disa raste në pjesën e parë dhe të dytë, më pas ndodhi një gabim, madje që na kushtoi shumë”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

”Problemi është se ne nuk i konkretizuam rastet, sepse ne bëmë mirë edhe pa Higuain, kështu që Borini duhej të përshtatej”.

”Shpresojmë që Higuain të rikthehet ndaj Sassuolos, lëndimi i tij nuk është serioz, dhe mjekët do ta konstatojnë gjendjen e tij nesër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat