Bonucci thotë se Juventusi tani është skuadër më e fortë

Futboll

Bonucci thotë se Juventusi tani është skuadër më e fortë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 06:58
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci beson se Juventusi është përmirësuar që nga koha e tij e kaluar te Milan.

Mbrojtësi italian kaloi një sezon në fanellën e Milanit, për t’u rikthyer këtë verë pas një marrëveshje shkëmbimi ku në drejtim të skuadrës ‘rossonere’ shkoi Mattia Caldara.

“Trajneri ka të drejtë, kjo skuadër është më e pjekur dhe mendoj se ky është dallimi kryesor nga ajo që unë e kam gjetur këtu vite më parë”, ka deklaruar Bonucci.

“Gjatë 18 muajve të fundit, besoj se skuadra ka bërë hapa para, para se gjithash kundër skuadrave të vogla, të cilat na kanë shkaktuar shumë probleme”.

“Sot, falë disa lojtarëve të mëdhenj dhe një trajneri të shkëlqye, Juventusi ka bërë një hap të madh drejt kualitetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat