Ylli i Ajax hyn në histori, thyen dy rekorde në tre ditë

Futboll

Ylli i Ajax hyn në histori, thyen dy rekorde në tre ditë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 08:26
Ryan Gravenberch

Pas debutimit të shkëlqyer në Champions League, ku thyen bindshëm AEK me rezultatin 3-0, Ajax ngeci në disfatën kundër PSG, që gjithsesi nuk zbehu javën historike të përjetuar nga klubi nga Amsterdam. Bëhet fjalë për Ryan Gravenberch, qendërmesfushorin e lindur më datë 16 maj 2002, që vjen pas një jave ëndrrash, madje si prej të paracaktuari. Fillimisht, të dielën e 23 shtatorit, debutimi në ekipin e parë në moshën 16 vjeç e 130 ditë, kundër PSV, çka i mundësoi djaloshit të thyejë rekordin e mbajtur më parë nga Clarence Seedorf, që kishte debutuar më datë 29 nëntor në moshën 1992, kundër Groningen, në moshën 16 vjeç e 242 ditë, si futbollisti më i ri që luante ndonjëherë me ekipin e parë të Ajax.

Por nuk përfundoi me kaq, pasi vetëm tre ditë më vonë, Gravenberch theu rekordin edhe si golashënuesi më i ri në historinë e Ajax, duke shënuar gol në të 32-at e Kupës së Holandës, në ndeshjen e fituar ndaj Te Werve, me rezultatin e thellë 7-0. Askush më parë nuk kishte mundur të vendoste dy rekorde të tilla në vetëm tre ditë. Gravenberch është aktivizuar nën moshë te të gjitha ekipet zinxhir të përfaqësueses së Holandës, madje duke debutuar edhe me kombëtaren U-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat