Buffon: Kombëtarja e Italisë ka vetëm një talent

Futboll

Buffon: Kombëtarja e Italisë ka vetëm një talent

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:15
Gianluigi Buffon

Ish-portieri i Azzurrëve është treguar kritik me mënyrën sesi në Itali janë menaxhuar futbollistët e rinj.

Gianluigi Buffon është rikthyer të flasë për kombëtaren italiane, nga e cila është larguar tashmë, për t’u përkushtuar te skuadra e Paris Saint Germain.

Ashtu si trajneri Roberto Mancini në fillim të muajit shtator, edhe Buffon pranoi se me lojtarët e rinj është bërë një punë e dobët në kampionatin italian, pasi asnjë klub nuk ka besuar te ata dhe nuk i ka hedhur në fushë.

Sipas Buffon, talenti i vetëm italian për momentin është shoku i tij i skuadrës te PSG-ja, Marco Verratti, i cili u largua shumë herët nga Pescara dhe në Francë gjeti të gjithë hapësirat e nevojshme, për t’u rritur e pjekur.

“Kemi punuar keq me të rinjtë dhe mbetja jashtë botërorit “Rusi 2018”, ishte fryt i asaj çka kemi bërë ndër vite”, ka thënë Gigi.

“Talenti më i madh i futbollit italian aktualisht është Marco Verratti, një futbollist që u largua shumë herët nga Italia dhe fitoi pjekurinë e nevojshme falë besimit që gjeti te PSG-ja”. “Kjo shpjegon në mënyrë perfekte punën e keqe që bëhet me të rinjtë në Itali”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat