Interi nuk dorëzohet

Futboll

Interi nuk dorëzohet

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:33
Pamje nga një ndeshje

Matteo Politano beson se Interi ka treguar që është një klub i madh, i cili nuk dorëzohet asnjëherë pas tri fitoreve në momentet e fundit njëra pas tjetrës.

Fitorja ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe e Sampdorias është përcjellë me fitoren e fundit ndaj Fiorentinës 2:1 në kuadër të Serie A-së.

“Ne kemi treguar që jemi një skuadër e madhe, e cila nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë Politano.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu, jemi duke shijuar kënaqësi. Jam shumë i lumtur, mirëpo duhet të punojmë shumë”.

Interi do të ndeshet me Cagliarin në “San Siro” të shtunën mbrëma në kuadër të javës së shtatë të Serie A-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat