Refuzova Juventusin

Futboll

Refuzova Juventusin

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:36
Ilustrim

Antonio Cassano së fundmi ka bërë një deklaratë për mediat ku ka deklaruar edhe simpatinë e tij për futbollistin Fancesci Totti. 

Ndër të tjera Cassano ka thënë se ka refuzuar skuadrën e Juves vetëm që të kishte mundësi te luante me Francesco Tottin, të cilin e cilëson si lojtarin më të mirë italian të të gjitha kohërave.

Kujtojmë qëë Totti dhe Cassano kanë qenë njëra nga dyshet më frikshme në Serie A.

“Ne folëm të njëjtën gjuhë në fushë. Kaluam shumë kohë së bashku kur ai erdhi së pari në Romë”.

“E hodha poshtë shansin për të luajtur për Juventusin që të mund të luaja me Tottin, lojtarin më të mirë italian të të gjitha kohërave”, ka thënë fillimisht Cassano.

“Ai bëri histori. Ai mund të kishte fituar disa trofe të Topit të Artë në vende të tjera, por ai qëndroi besnik ndaj popullit të tij dhe ekipit të tij”.

“Plus familja e tij praktikisht më adaptoi kur erdha në Romë. Fiorella më trajtoi mua si një djalë i tretë i tyre”, përfundoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat