Me VAR më pak kartonë të kuq në Serie A

Futboll

Me VAR më pak kartonë të kuq në Serie A

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Teknologjia ka ndikuar që në futbollin italian të ketë më pak përjashtime me kartonë të kuq.

Vetëm pesë kartonë të kuq në gjashtë javët e para në Serie A janë një numër vërtet i vogël për një kampionat që karakterizohet gjithmonë nga mbrojtja e fortë.

Kjo është një nga kuotat më të ulëta në futbollin italian, praktikisht një përjashtim në thuajse 12 ndeshje.

Në një analizë krahasuese me sezonet e kaluara, numri i kartonëve të kuq ka rënë ndjeshëm dhe shumëkush e cilëson si një frikë nga sistemi VAR dhe efektit të korrigjimeve.

Në sezonin 2015-16, pas zhvillimit të gjashtë javëve të para u regjistruan 23 kartonë të kuq, ndërsa vitin e kaluar kishte 12 të tillë, më shumë se gjysma e numrit mbresëlënës të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat