Tairi: Korabi nuk ka se çka kërkon në Strugë

Futboll

Tairi: Korabi nuk ka se çka kërkon në Strugë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:57
Tairi: Korabi nuk ka se çka kërkon në Strugë

Futbollisti i Struga Trim Lum, Flamur Tairi ka deklaruar se në javën e shtatë të Ligës së dytë kundër Korabit, të shtunën, me fillim prej orës 15:00, presin fitore.

“Si në çdo ndeshje edhe kësaj radhe ne presim vetëm fitore. Mendoj se do të jetë ndeshje interesante, për ne është si çdo ndeshje e radhës. Nuk është ndeshje derbi, përveç që jemi afër si qytete, pasi ne jemi skuadra më e mirë në ligë. Unë mendoj se Korabi nuk ka se çka kërkon në Strugë”, tha mesfushori, Flamur Tairi.

Pas javës së gjashtë, Struga Trim Lum renditet në vendin e dytë me 11 pikë, kurse Korabi i teti me 7 pikë. Ky është derbi shqiptar në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat