Shaqiri: Nuk doja të dëgjoja më asgjë

Futboll

Shaqiri: Nuk doja të dëgjoja më asgjë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:07
Shaqiri: Nuk doja të dëgjoja më asgjë

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, gradualisht po e gjen veten në petkun e skuadrës së mirënjohur angleze, Liverpooli. Shaqiri sa vijnë e kalojnë javët po fiton më shumë hapësirë madje në dy takimet e fundit ka startuar titullar, si  në fitoren me 3:0 ndaj Southamptonit (Premie League) dhe në humbje me 1:2 nga Chelsea (Carabao Cup).  Shaqiri ka treguar se kush është njeriu kryesor që e bindi që ta vesh fanellën e “Redsave”. “Kisha disa oferta sepse me të vërtetë isha i lirë. Ndoshta kam qenë lojtari më i lirë në këtë treg të çmendur. Gjëja e mirë është që Liverpooli erdhi herët.

Ata telefonuan Stoken dhe për mua ishte e qartë kur ata bën ofertë, doja të punoja me Kloppin që një kohë të gjatë. Nuk doja të dëgjoja më asgjë në atë moment dhe thash ‘le ta bëjmë këtë’. Ishte e rëndësishme që trajneri më dëshironte. Ai më telefonoi dhe më tha, ‘të dua në skuadrën time’. Ishte e qartë se doja të vija këtu, në këtë klub të madh të bëhem më i mirë dhe të jemi i suksesshëm. Jam duke adaptuar mirë dhe jam me të vërtetë i lumtur këtu. Jam i përqendruar në punë, dua të përmirësohem çdo ditë të ndihmoj ekipin dhe të shkojmë përpara”, ka thënë për “Evening Standard”, Shaqiri.

Liverpooli përgatitet për sfidën e nesërme (në Stamford Bridge) kundër Chelsea. Një sfidë e vështirë për Liverpoolin, që synon të mbetet i pamposhtur edhe pas 7 javëve. Në gjashtë javët e para “Redsat” kanë po aq fitore dhe kryesojnë renditjen me 18 pikë, dy më shumë se Chelsea në pozitën e tretë (pesë fitore e një humbje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat