Trepça ’89 me pikë të plota kundër Ferizajt

Futboll

Trepça ’89 me pikë të plota kundër Ferizajt

Nga: K. G. Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:29
Renato Hyshmeri

Trepça ’89 nga Mitrovica arkëtoi tri pikë domethënëse në duel me Ferizajn, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizajasit hasën në vështirësi që nga minuta e 35-të, kur mbeten me një futbollist me pak, pasi që Granit Jashari u përjashtua nga loja. Në fund të pjesës së parë mitrovicasit shënojnë përmes Renato Hyshmeri dhe siguruan fitoren me rezultat 1:0. Trepça ’89 ngjitet në vend të shtatë me 9 pikë, kurse Ferizaj ka 4 pikë dhe mban pozitën e parafundit (i 11-ti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat