Shaqiri e turpëron Adamin

Futboll

Shaqiri e turpëron Adamin

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:42
Shaqiri e turpëron Adamin

Xherdan Shaqiri iu është kundërpërgjigjur Charli Adamit, duke e thumbuar “nuk jam unë ai që duhet kritikuar, nuk jam ndëshkuar unë me të kuq dhe nuk i kam humbur unë penalltitë vendimtare”.

Adami, ish-lojtar i Liverpoolit dhe Stoke Cityt, e ka kritikuar Xherdan Shaqirin, pas kalimit të tij te “Redsat” gjatë verës.

Ai kishte thënë se Shaqiri nuk ka kontribuar mjaftueshëm në stinorin e kaluar, ku Stoke City ra nga Premierliga dhe tani bë gara në Championship.

Shaqa tani ka reaguar, duke ia kujtuar Adamit se është ai që nuk e ka dhënë më të mirë për ta shpëtuar Stoken.

“Jam shokuar kur dëgjova atë që ka thënë për mua. Unë ishe atje në kohën më të vështirë, dhe kam punuar shumë e kam shënuar gola, nuk jam unë ai që humbiste penalltitë vendimtare dhe ndëshkohej me kartonë të kuq”, tha Shaqiri.

“Unë jam totalisht një person tjetër. Disa nga ish-futbollistët, ose ish-bashkëlojtarët e mi, kanë folur për media dhe kjo më bën të dukem si një djalosh i keq ose diçka tjetër, mirëpo unë nuk kam qenë asnjëherë i keq dhe nuk kam pasur probleme në klub”, shtoi ai për Evening Standard.

“Mendoj se është xhelozi vetëm për shkak të transferimit të mirë që më ka ndodhur”.

“Nuk kam nevojë të merrem ose t’ua dëshmoj veten Charlie Adamit ose të tjerëve që flasin keq për mua”, u shpreh mes tjerash Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat