Derbi i zjarrtë në Gjilan, të gjithë në drithërima!

Futboll

Derbi i zjarrtë në Gjilan, të gjithë në drithërima!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2018 Në ora: 19:12
Tifozët Skifterat

Vëmendja është në derbin e madh, mes dy skuadrave të një qytetit, mes dy rivalëve të përbetuar, Gjilani-Drita! Derbi më i madh në vend, i stinorit vjeshtor, pritet me kërshëri të jashtëzakonshme.  Ka ditë jo vetëm në qytetin e Gjilanit që flitet për këtë sfidë të zjarrtë dhe që mban të gjithë në drithërima. Gjilani është si vendas ndaj kampionit në fuqi Dritës. Te dyja skuadrat luajnë në të njëjtin stadium por rivaliteti mes tyre shpesh herë kalon edhe kufijtë sportiv, sidomos nga tifozët e këtyre skuadrave!

Image

Genc Swermaxhaj

Tifozët “Skifterat” e Gjilanit dhe ata të Dritës “Intelektualët”, përgatitet për një festë të futbollit të dielën e 30 shtatorit, në orën 15.30. Si gjithmonë kur takohen këto skuadra qyteti i Gjilanit ndahet në dysh: kaltër e bardhë tifozët e Dritës dhe kuq e bardhë ata të Gjilanit. Të dyja ekipet zotohen se janë të përgatitur për derbin e madh, të javës së 7-të IPKO Superligës së Kosovës. Është hera parë për një trajner të mirënjohur shqiptar, që do të jetë në detyrë zyrtare në derbin e madh. Është fjalë për Shpëtim Duro, trajner i Dritës, që do ta sfidojë homologun e tij Sadat Pajaziti. Gjilani është në vend të pestë me 10 pikë, kurse Drita në pozitën e dhjetë me 6 sosh. Te dyja skuadrat janë të trimëruara pas fitoreve në javën e kaluar, Drita si vendas mundi me 1:0 Prishtinën dhe Gjilani si mysafirë me 2:0 Ferizajn.

Analisti Genc Sermaxhaj, ndryshe ish futbollist i Dritës dhe i Gjilanit, parashikon lojë të fortë e të paqartë deri në fund. Sermaxhaj e njeh fortë mirë mentalitetin qoftë të njërës palë qoftë të skuadrës tjetër, sepse në të kaluarën ka luajtur në radhët e tyre. Si e sheh derbin e madh mes Gjilanit dhe Dritës, cila me afër qëllimit? “Te dy ekipet vijnë pas fitoreve në xhiron e fundit dhe janë të motivuara për ndeshjen derbi të së dielës. Mendoj se Drita është rikthyer në anët pozitive pas ardhjes së trajnerit të ri, është shtuar edhe motivi gjithashtu edhe Gjilani e cila ka pas rezultate të mira në këto xhiro.  Përparësia mund të jetë në anën e Dritës sepse ka futbollist me cilësorë. Është kampion aktual dhe është favoritë në ndeshjen ndaj Gjilanit. Por asnjëherë nuk duhet harruar se në ndeshjet derbi vendosin gabimet e vogla.

Image

Intelektualët

Shpresojmë të shohim ndeshje të mirë, gola e gjithçka tjetër që e karakterizon derbin më të madh në Kosovë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Sermaxhaj. A është një ndeshje e tensionit të lartë sportiv dhe a mund t’i veçon përparësitë e skuadrave? “Gjithçka mund të ndodhë brenda 90 minutave, por asnjëherë tensionet që dalin jashtë kontrollit.  

Përparësitë e Dritës janë loja e shpejt përmes krahëve dhe mbrojtja e lartë të cilën mund ta aplikojnë, duke u bazuar në aftësitë e lojtarëve, ndërsa Gjilani mund të rrezikoj me sulmuesin e tyre në vijën e parë të sulmit sepse është driblues i mirë i cili në situata 1 me 1 është i jashtëzakonshëm. Ndoshta Gjilani edhe mund të pres ndonjë kundërsulm eventual për të rrezikuar”, përfundoi Sermaxhaj.  Ndeshjen e drejton gjyqtari Genc Nuza, kurse ndihmësit e tij janë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt është caktuar Visar Kastrati.

IPKO Superliga, java e 7-të

E shtunë

Feronikeli-Liria      15.30

Llapi-KEK-u    15.30

E diel

Gjilani-Drita  15.30

Prishtina-Flamurtari    18.45

Liga e parë, java e 6-të

E shtunë

Onix-Vëllaznimi

Dukagjini-Kika

Fushë Kosova-Istogu

2 Korriku-Vitia

E diel

Vushtrria-Trepça

Drenasi-Vllaznia (P)

Bashkimi- Besa

Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat