Pellegrini: Arnautovic gati kundër Manchester United

Futboll

Pellegrini: Arnautovic gati kundër Manchester United

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 20:42
Marko Arnautovic

Menaxheri i West Ham ka konfirmuar se njëri prej sulmuesve të tij kryesor është rikuperuar nga lëndimi në gju dhe do të luaj nesër

Marko Arnautovic është rikthyer nga lëndimi në gju dhe ky është një lajm i mirë për West Hamin që do të përpiqet që të vazhdojë rezultatet negativ e të Manchester United.

Austriaku e lëndoi gjurin në fitoren 3-1 kundër Evertonit në fillim të muajit dhe mungesa e tij u pa në ndeshjen e vikendit kundër Chelsea.

“Marko ka stërvitur me skuadrën në tri ditët e fundit të kësaj jave kështu që mendoj se ai është 100 për qind gati për nesër”, tha Pellegrini në konferencën për shtyp të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat