Inter miliona euro në humbje

Futboll

Inter miliona euro në humbje

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 20:56
Inter

Raportohet se Interi ka pasur një humbje prej 18 milionë eurosh për sezonin 2017-18, por ata janë në suaza të obligimeve të Fer Playit Financiar

Nerazzurri kanë mbajtur një takim të bordit sot për të aprovuar buxhetin dhe financat deri më 30 qershor dhe ANSA raporton se ata kanë pasur 18 milionë euro humbje.

Kjo është një përmirësim në krahasim më 24 milionë humbje nga viti i kaluar, derisa bordi i Interit beson se po ashtu ata tani nuk do të kenë problem me Fair Play Financiar.

Shpenzimet në infrastrukturë dhe në sektorin e të rinjve janë përjashtuar, kështu që Inter ka nevojë për një pushim pa lologaritur këto shpenzime.

Të ardhurat duke përjashtuar shitjen e lojtarëve janë rritur gjashtë për qind dhe kalon 280 milion euro.

Bordi po ashtu ka caktuar takimin e aksionarëve më 26 tetor, ku pritet që Steven Zhang ta zëvendësoi Erick Thohirin si president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat