Perotti mungon në derbin e Romës

Futboll

Perotti mungon në derbin e Romës

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:53
Diego Perotti

Diego Perotti nuk do të jetë në skuadrën e Romës për derbin e kryeqytetin kundër Lazios, por Rick Karsdorp është rikthyer dhe Kostas Manolas është rikuperuar

Gialorossi përballen me rivalët e tyre të qytetit nesër mbrëma, në atë që njihet si derbi i 171 zyrtarë i Romës.

Manolas ishte larguar pas 45 minutave në ndeshjen kundër Frosinones në mesjavë dhe trajneri Eusebio Di Francesco ka pranuar në konferencë për shtyp se ai ishte në dyshim për ndeshjen e nesërme.

Mbrojtësi grek është në skuadër megjithatë derisa Diego Perotti ende është jashtë shkaku i lëndimit.

Rick Karsdorp po ashtu është kthyer në skuadër, pasi kishte pasur thashetheme se ai i ka prishur marrëdhëniet me Di Francescon.

Kjo është skuadra e Romës që do të përballet me Lazion: Olsen, Mirante, Fuzato, Karsdorp, Lu. Pellegrini, Juan Jesus, Kolarov, Marcano, Santon, Fazio, Florenzi, Manolas, Cristante, Lo. Pellegrini, De Rossi, Coric, Zaniolo, Pastore, Nzonzi, Dzeko, Schick, Ünder, Kluivert, El Shaarawy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat