Hertha Berlin ia shkakton humbjen e parë Bayernit në Bundesligë

Futboll

Hertha Berlin ia shkakton humbjen e parë Bayernit në Bundesligë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 22:37
Foto nga ndeshja

Hertha Berlin e ka befasuar Bayern Munich duke e mposhtur 2:0.

Skuadra nga kryeqyteti i Gjermanisë i ka shkaktuar humbjen e parë kampionëve të Bundesligës duke i mundur në ‘Olympiastadion’.

Ibesivic në minutën e 23’ u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke shënuar për 1:0.

Në minutën e 44’, vendasit shënuan edhe golin e dytë, kur Duda realizoi për 2:0.

Me këtë fitore, Hertha Berlin renditet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa me pikë të njëjta Bayerni mban kreun e Bundesligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat