“Arsenal nuk duhet ta lërë Welbeckun të largohet”

Futboll

“Arsenal nuk duhet ta lërë Welbeckun të largohet”

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:16
Arsenal

Anglezi është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe mund të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme nëse nuk i zgjatet kontrata

Arsenal nuk mund ta lë Danny Welbeckun të largohet si lojtar i lirqë, ka thënë legjenda e Arsenalit Ian Wright.

Anglezi është në fund të kontratës së tij aktuale dhe ende nuk dihet a do ta vazhdojë atë.

“Po, mendoj që duhet ta zgjat. Ku është ai tani, pas Lacazette dhe Aubameyang, kur hy në ndeshje me tërë atë përvojë. Fakti që ai është në gjendje të shënoi gola nga pozita të ndryshme bën që Arsenali duhet t’ia zgjat kontratën”, ka thënë ikona e Arsenalin për Sky Sports për rolin e sulmuesit 27 vjeçar nën urdhrat e Unai Emery.

“Ai është vlerë në Arsenal. Mendoj se ka shënuar tetë nga 10 golat krucial gjatë sezonit. Me klimën e tanishme, nuk mendoj që Arsenali duhet ta lejon atë te largohet.

Welbeck, i cili është në sezonin e tij të pestë në Londrën Veriore, ka në total 118 paraqitje për Gunners. Ka shënuar 31 gola në të gjitha garat, kurse këtë sezon ka katër por që është paraqitur vetëm në Carabao Cup dhe Europa Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat