Gjashtë pyetje që do të marrin përgjigje në derbin Real Madrid-Atletico Madrid

Futboll

Gjashtë pyetje që do të marrin përgjigje në derbin Real Madrid-Atletico Madrid

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 00:42
Fotot ilustri

Atletico Madrid do ta vizitojë ‘Santiago Bernabeun’ në momentin më të keq të sezonit për Real Madridin, ku disa pyetje do të marrin përgjigje, siç janë fitoret dhe humbjet, taktikat e trajnerit dhe lojtarët.

Humbja katastrofike kundër Sevilles ka bërë që shumë ta vënë në pikëpyetje frymën e ekipit të Julen Lopetegui, por lojtarët duhet të këndellen dhe të jenë të zellshëm dhe ambicioz kundër Atleticos.

Do të jetë një nga ato ndeshje, të cilat do të shënojnë një moment historik në sezonin e LaLiga Santander.

Si do të shërohet Madridi nga humbja e tyre me Sevillan?

Julen Lopetegui kishte një mesazh të qartë në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe ishte në lidhje me motivimin.

Pas disfatës së tyre të papritur në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, trajneri i Los Blancos kërkoi motivim nga ekipi i tij për derbin e Madridit, si dhe për kampionatin në përgjithësi.

“Përveç që duhet të luajmë, do të duhet edhe të garojmë”, kishte thënë trajneri.

Lopetegui është i vetëdijshëm se Diego Simeone ka marrë shënime të mira për humbjen e fundit të Madridit dhe e di se mungesa e përqendrimit mund të jetë vendimtare, është derbi.

A do të dominojë Simeone në Estadio Santiago Bernabeu?

Trajneri argjentinas është i tunduar të ndjekë qasjen dhe taktikat e Pablo Machin, që kishte të bënte me presion të lartë, duke limuar aftësitë e Luka Modric dhe Toni Kroos për të diktuar posedimin.

Megjithatë, duket sikur Simeone ka një stil tjetër në të cilin ai beson dhe ka provuar të punojë, pasi Rojiblancos nuk kanë humbur një ndeshje të vetme në Bernabeu gjatë pesë viteve të fundit.

Duke marrë parasysh se futbolli më i mirë i Realit vjen kur ata mbizotërojnë në posedim, do të jetë interesante të shihet nëse trajneri i Atletico do t’i japë rivalëve të tij përgjegjësinë e topit.

Cilat janë dyshimet në formacionet bazë?

Ka vetëm disa dyshime për Realin, pasi humbja e Isco Alarcon për shkak të një problemi shëndetësor dhe rimëkëmbjes e Dani Carvajal i jep trajnerit një ide solide se çfarë do të për formacionin e tij.

Lopetegui ndoshta do të fillojë me Thibaut Courtois; Carvajal, Raphael Varane, Ramos, Nacho; Casemiro, Kroos, Modric; Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio.

Ndërkohë, Simeone ka të ngjarë të fillojë Thomas Partey në mesfushë, si dhe Thomas Lemar, Saul Niguez dhe Koke.

Dilema e tij e vetme do të jetë me Rodriun.

Kush do të jetë më i prekur nga humbja?

Pasi humbi në Sevilla dhe tashmë ka humbur kundër Atleticos në Superkupën e UEFA – s, Lopetegui është trajneri që do të goditej më shumë nga një humbje në derbi.

Edhe në rastin e humbjes së tre pikave, gjigantët spanjollë nuk do të përjashtoheshin për titullin.

Si do t’ia bëjë Lopetegui me mungesën e Iscos dhe Marcelos?

Kjo është një sfidë e madhe taktike për Lopeteguin.

Pa Iscon dhe Marcelon, ai duhet të rinovojë sulmin e ekipit të tij, kundër një rivali që ka bërë mbrojtjen një forme arti.

Të dy do të mungojnë në këtë ndeshje vendimtare dhe koha do të tregojë nëse pjesa tjetër e skuadrës mund ta kompensojë mungesën e tyre.

A do të shkëlqejnë Benzema dhe Diego Costa në derbi?

Benzema, përkundër se ka shënuar katër gola ??në LaLiga Santander, ka pasur paraqitje të dobëta.

Ndërkohë Diego Costa, megjithëse i përfshirë shumë në triumfin në Superkupë, ai ka 15 ndeshje pa shënuar një gol të vetëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat