Boateng zbulon: Jam tifoz i Milan, po shënova…

Futboll

Boateng zbulon: Jam tifoz i Milan, po shënova…

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 07:16
Prince Boateng

Kundërshtari kryesor i Milan këtë javë do të jetë Kevin Prince Boateng, lideri i Sassuolo. “Boa” ka kaluar ndoshta ato që konsiderohen vitet e tij më të mira me fanellën kuqezi dhe me siguri nuk ka harruar “djalin”.

“Eshtë skuadra ime e zemrës, – ka ai në një intervistë për “Sport Week”. – Kam aq shumë respekt për këto ngjyra sa nuk do të festoj po shënova gol.”

Sulmuesi i Sassuolo e ka gjetur tre herë rrugën e golit në këtë sezon. “Cili komandonte në dhomat e zhveshjes, unë apo Ibra? Le të themi se unë ishte lideri i të rinjve, ndërsa Ibra komandonte senatorët.”

Trajneri De Zerbi ka pasur një rol thelbësor në zgjidhjen e tij për t’u “martuar” me Sassuolo: “Ai nuk ma kërkoi, por më urdhëroi. Doja të kthehesha në Itali dhe të qëndroja afër Milanos, ku jetoj me bashkëshorten time dhe djalin tim Maddox dhe ky kam vendosur të qëndroj kur të mbyll karrierën time. Kam bërë një punë të mirë me Sassuolo, por nuk mund të them se kam rilindur sepse nuk kisha vdekur kurrë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat