Milan – Sassuolo, edhe një lajm i keq nga Higuain

Futboll

Milan – Sassuolo, edhe një lajm i keq nga Higuain

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 09:24
Gonzalo Higuain

Milan ka shqetësime të reja për sulmuesin Gonzalo Higuain.

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain rrezikon të mungojë edhe në takimin ndaj Sassuolos në Serie A.

Pasi humbi duelin me Empolin për shkak të lëndimit, “Rossonerët” mund të paraqiten pa sulmuesin kryesor edhe në xhiron e ardhshmë ndaj Sassuolos, të dielën.

“Sky Sport” raporton se “Pipita” nuk ka stërvitur me ekipin për shkak të problemit të njëjtë që e la jashtë takimit me Empolin.

Ai do ta provojë rikuperimin sot por besimi është i kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat