Reali do ta shesë Benzeman në janar

Futboll

Reali do ta shesë Benzeman në janar

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 09:48
Karim Benzema

Real Madridi është gati që t’i ndajë rrugët me Karim Benzeman gjatë muajit janar, sipas Diario Gol.

Sulmuesi francez e filloi mirë këtë stinor, mirëpo forma e tij ka pësuar rënie dhe tifozët e Reali e dëshirojnë dikë tjetër në vend të tij, dikë që është më i ri.

Pas Largimit të Cristiano Ronaldos, Benzema shpresonte që do ta merrte rolin e liderit, mirëpo duket se ai do të largohet nga Bernabeu në janar.

Benzema erdhi në Madrid nga Lyoni në vitin 2009 për 35 milionë euro, ku ka arritur t’i fitojë katër Liga të Kampionëve, ia ka 420 paraqitje, 197 gola dhe 113 asistime për fanellën e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat