Alisson: E zgjodha Liverpooli me ndihmën e Coutinhos

Futboll

Alisson: E zgjodha Liverpooli me ndihmën e Coutinhos

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 09:53
Alisson Becker

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka zbuluar se bashkëlojtari i tij nga Kombëtarja e Brazilit, Philippe Coutinho e ka luajtur një rol të madh në vendimin e tij për t’u transferuar te gjiganti anglez.

Portieri 25-vjeçari iu bashkua Liverpooli nga Roma në këtë verë për 75 milionë euro, dhe ia ka filluar mbarë stinorit në Premierligë.

“Ai më ka folur fjalë të mira për Jurgen Kloopin dhe për lojtarët”, ka thënë Alissoni.

“Ai tha se skuadra është shumë ambicioze dhe me dëshirë të madhe për të fituar”.

“Coutinho po ashtu më tha se ka qenë i lumtur me familjen e tij në Liverpool. Gratë tona biseduan me njëra tjetrën disa herë dhe ato thanë se kishin një jetesë shumë të mirë këtu, dhe ne jemi shumë të lumtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat