Roma e Lazio luftojnë për derbin e kryeqytetit, formacionet zyrtare

Futboll

Roma e Lazio luftojnë për derbin e kryeqytetit, formacionet zyrtare

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:17
Ilustrim

Ndeshja e parë hapëse e javës së shtatë të Serie A-së do të fillojë me superderbin mes Romës dhe Lazios duke filluar nga ora 15:00 në Olimpico të Romës.

Roma sot kërkon fitoren e tretë të këtij stinori, e cila do të ishte shumë e rëndësishme, për shkak se është derbi i qytetit të Romës.

Lazio momentalisht është në vendin e katërt të tabelës, katër pikë më shumë se rivali që do të ballafaqohet sot, Roma.

Lazio është në formë shumë më të mirë, pasi i ka fituar katër ndeshje radhazi, dhe sot e kërkon të pestën.

Në shtatë ndeshjet e fundit mes tyre, Roma i ka fituar katër ndeshje, Lazio dy dhe një ndeshje ka përfunduar e barabartë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat