Avokati i Ronaldos do të padis “Der Spiegel” për raportime të rrejshme rreth abuzimeve seksuale

Futboll

Avokati i Ronaldos do të padis “Der Spiegel” për raportime të rrejshme rreth abuzimeve seksuale

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:38
Cristiano Ronaldo

Avokatët e Cristiano Ronaldos thanë të premten se do të padisin revistën gjermane “Der Spiegel”, pasi që sipas tyre ajo publikoi akuza "të paligjshme" të një gruaje amerikane, e cila pretendon se është përdhunuar nga ylli portugez i futbollit, në vitin 2009.

Avokati i Ronaldos, Christian Schertz tha në një deklaratë se raporti ishte "një raportim i papranueshëm i dyshimeve në fushën e privatësisë" dhe se ai do të kërkonte dëmshpërblim ligjor për klientin e tij nga revista.

Deklarata u dërgua në Reuters nga agjenti i Ronaldos, Gestifute, si përgjigje ndaj kërkesës për të komentuar skandalin e publikuar në revistën gjermane.

Gestifute nuk u përgjigj asnjë pyetje specifike në lidhje me përmbajtjen e raportit të “Der Spiegel”, revistë e njohur gjermane, e të cilin Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur.

Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj në sportin botëror. Ai është emëruar lojtar i vitit pesë herë dhe u transferua te Juventus nga Real Madrid këtë verë për 100 milionë euro.

As Klubi italian nuk pranoi të komentojë mbi raportin “Der Spiegel”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat