Klopp shpjegon zëvendësimin e Salahut: Nuk është i lënduar

Futboll

Klopp shpjegon zëvendësimin e Salahut: Nuk është i lënduar

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 00:46
Shaqiri

Trajneri i Liverpoolitm, Jurgen Klopp, foli pas barazimit 1-1 ndaj Chelseat dhe normalisht nuk mungoi pyetja rreth zëvendësimit të Mohamed Salah në minutën e 66-të.

Trajneri gjerman me pak fjalë tentoi të shpjegojë se largimi nga loja i egjiptianit nuk erdhi për shkak të ndonjë lëndimi, por thjesht nuk ishte i kënaqur me mënyrën e lojës.

“Salah nuk është i lënduar. E di që njerëzit do të tentojnë të bëjnë bujë me këtë”.

“Nuk ishte ndeshja më e mirë e Mo në karrierë. Ai vazhdimisht futet në situata dhe kjo e bën atë lojtar të klasit botëror”.

“Ai dëshiron të jetë vendimtar”. ka thënë Klopp pas ndeshjes në Stamford Bridge .

Në vend të Salah u fut Xherdan Shaqiri, i cili asistoi te goli i barazimit i shënuar nga Daniel Sturridge.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Manchester Cityt dhe natyrisht që Klopp si dhe gjithë tifozët e Liverpoolit presin një paraqitje të madhe nga Salah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat