Dita e derbive lokal në Ipko Superligë

Futboll

Dita e derbive lokal në Ipko Superligë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 09:30
Pamje nga ndeshja e kaluar

Sot është dita e derbive lokal vendorë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Prej 15:30, në fushën e Stadiumit të Qytetit në Gjilan zbresin dy rivalët Gjilani dhe Drita, për të zhvilluar një 90-minutësh të zjarrtë.

Favorit në derbi nuk ka, por në situatën aktuale që janë ekipet, ndoshta barazimi s’do të ishte aspak i pranueshëm për Dritën, që ka mbetur poshtë në tabelë.

E një derbi tjetër lokal zhvillohet në kryeqytet.

Prej 18:45, Prishtina luan ndaj Flamurtarit një takim që pritet të jetë po ashtu interesant.

Derbi prishtinas pas një kohe të gjatë pritet të zgjojë interesim jo të vogël të shikuesve, pasi që edhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nën dritat e reflektorëve.

Kush do të festojë në derbit lokal sot, bardhekaltërit apo të kuqtë? Mbetet të shihet.

Ipko Superliga, sot:
15:30 Gjilani – Drita
18:45 Prishtina – Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat