Tronditet Real Madridi, lëndohet Bale

Futboll

Tronditet Real Madridi, lëndohet Bale

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 10:40
Foto nga ndeshja

Ylli uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, e detyrua ta linte ndeshjen kundër Atletico Madridit në gjysmë për shkak të një lëndimi muskulor në këmbën e tij. Ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Derbi i qytetit të Madridit përfundoi me rezultat 0-0, përkundër dominimit të “Los Blancos”. Megjithatë, përveç se i humbën dy pikë nga kjo ndeshje, Real Madridi e humbi edhe yllin e skuadrës, Bale.

Bale e kishte filluar në mënyrë të mrekullueshme sezonin e ri të La Ligës, duke i shënuar tri gola dhe duke i bërë dy asiste brenda pesë ndeshjeve. Megjithatë, ndeshjen kundër Atletico Madridit, ai nuk arriti të shënojë gol, pasi që u lëndua pas vetëm 45 minutave lojë, kur e zëvendësoi Dani Ceballos.

Edhe pse lëndimi i tij muskulor në këmbë tanimë është konfirmuar, ende nuk është bërë e ditur se sa serioz është ky lëndim dhe se sa ndeshje do të mungojë ai.

Lëndimet kanë qenë problemi më i madh i Bale gjatë karrierës së tij në Real Madrid. Vitin e kaluar, ai i humbi ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor për shkak të lëndimeve, dhe arriti të luajë në vetëm 26 ndeshje brenda sezonit.

Megjithatë, sezoni i kaluar ishte më i mirë për të krahasuar me dy sezonet paraprake, kur i kishte bërë vetëm 19 paraqitje në sezonin 2016/17. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat