Tmerr në futbollin shqiptar

Futboll

Tmerr në futbollin shqiptar

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:45
Ilustrim

Ankth në Vlorë. Një goditje e Charls Atsinës (i cili as nuk u ndëshkua me të verdhë) me bërryl ka bërë që lojtari jo vetëm të dëmtohet në nofull, por në rrëzim e sipër ka goditur pjesën e pasme të kokës.

Në këtë moment qendërmbrojtësi humb ndjenjat dhe i ikën gjuha. Panik në stadium, megjithatë ndërhyrja e stafit të fizioterapistëve, e solli përkohësisht në gjendje normale.

Tifozët e tribunës C ishin ata që panë edhe tmerrin me sy, pasi lojtari mbeti pa ndjenja.

Fillimisht vjen barela dhe më pas autoambulanca, e cila e merr lojtarin dhe e transporton për në spital. Rumuni del nga fusha me duartrokitje.

Ai dërgohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa qëndroi për disa orë nën vëzhgim.

Mjekët e spitalit konfirmuan për “Panorama Sport”, gjendjen e lojtarit.

“Pacienti erdhi pa vetëdije. Gjithçka i ka ardhur pas përplasjes së kokës në tokë. Ka marrë fraktura, por jo të rrezikshme për jetën. Ai është në vëzhgimin tonë, por në disa raste këto goditje janë edhe fatale”, janë shprehur mjekët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat