Shqiptarët më të mirët te Arsenali, cili notën më të mirë?

Futboll

Shqiptarët më të mirët te Arsenali, cili notën më të mirë?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:11
Mbrojtësi Mustafi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 62-të, ndërsa nga portali britanik “Daily Mail” u vlerësua me notën 7

Arsenali vazhdon serinë fantastike në Premier League, në pesë ndeshjet e fundit pa humbje, renditen në vend të pestë me 15 pikë, katër me pak se lideri Manchester City. ‘Topçinjtë’ me mjaft vështirësi shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër Watfordit. Cathcart (autogol – 81’) dhe Ozil (83’) realizuan për Arsenalin. Shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën standardë dhe dhanë maksimumin. Mbrojtësi Mustafi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 62-të, ndërsa nga portali britanik “Daily Mail” u vlerësua me notën 7, kurse mesfushori ofensivë Xhaka me notën 6.5.

Notat e lojtarëve: ARSENAL 4-2-3-1: Cech 7 (Leno 45, 7.5); Bellerin 6, Mustafi 7, Holding 8, Monreal 7; Torreira 6, Xhaka 6.5; Ozil 6.5, Ramsey 5 (Iwobi 63, 7.5), Aubameyang 5 (Welbeck 76, 5); Lacazette 5.5.

WATFORD 4-4-2: Foster 7; Navarro 6 (Femenia 84), Cathcart 6, Kabasele 6.5, Holebas 6; Hughes 6.5, Doucoure 7, Capoue 7, Pereyra 6; Deeney 7, Gray 6 (Success 71, 6.5).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat