Cana shkruan për Fadil Vokrrin

Futboll

Cana shkruan për Fadil Vokrrin

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 15:50
Lorik Cana shkruan për Fadil Vokrrin

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ditë më parë e ka fituar çmimin e parë në eventin e organizuar në Tiranë, ‘Ambasadorët e Shqipërisë në Sport’, shkruan Insporti.com.

Ish-futbollisti nga Gjakova ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook.

“Shumë i lumtur dhe krenar për mirënjohjen në mbrëmjen e parë ‘Albanian Sports Ambassador’, ceremoni dhe mbrëmje shumë e bukur e cila padyshim do behët traditë për Sportin Mbarë Shqiptar me shumë sportistë te suksesshëm në të ardhmen. Një përkujtim special këtë vit për legjendën e sportit shqiptar Fadil Vokrri dhe shumë të tjerë që kemi patur si shembull dhe do vazhdojnë të frymëzojnë gjeneratat e ardhshme të sportistëve shqiptarë”, ka shkruar Lorik Cana në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat