Avdijaj me Willem II kthehen kokulur

Futboll

Avdijaj me Willem II kthehen kokulur

Nga: K. Goca Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:32
Avdijaj me Willem II kthehen kokulur

Reprezentuesi i Kosovës, Donos Avdijaj, pa dyshim se me Willem II, janë të zhgënjyer me humbjen me rezultat 2:1 në konak të Graafschapit, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit holandez. Willem II luajti plot 26 minuta pa dy futbollistë, pasi që Akkaynak u përjashtua direkt me të kuq në minutën e 18-të dhe Palacios (64’) për shkak të dy kartonëve të verdhë. Avdijaj luajti titullar, por ka qenë vështirë të nxirret një pikë. Nijland (21’) e Lewis (89’-autogol) shënuan për vendasit dhe Saddiki (49’) për mysafirët. Avdijaj me Willem II të pafat. Willem II është në vend të nëntë me 8 pikë, ka një më shumë se Graafschap në pozitën e 13-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat