Hetemaj pak minuta, Chievo zhgënjen! Triumfon Fiorentina

Futboll

Hetemaj pak minuta, Chievo zhgënjen! Triumfon Fiorentina

Nga: K. Goca Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:55
Hetemaj pak minuta, Chievo zhgënjen! Triumfon Fiorentina

Shqiptari nga Kosova, Përparim Hetemaj, me ekipin e Chievos nga Verona vazhdojnë pa fitore në Serie A. Chievo si vendas pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Torino e papërshtatshme. Hetemaj u inkuadrua në fushë në minutën e 78-të dhe për ato pak minuta u angazhua me mish e më shpirt, por të pafat ta ndalin një pikë. Zaza në minutën e 88-të ka qenë fatal për vendasit. Torino është në vend të nëntë me 9 pikë, kurse Chievo e fundit me 2 barazime e 5 humbje, me minus një pikë!

Fiorentina si vendas shënoi fitore të zorshme me rezultat 2:0 në duel me Atalantën. Një fitore që u arrit përmes penalltisë që e realizoi Veretout në minutën e 63-të dhe Biraghi (90+4’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat