Gjilani triumfoi në derbin më të madh të Kosovës

Futboll

Gjilani triumfoi në derbin më të madh të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:23
Gjilani triumfoi në derbin më të madh të Kosovës

Si gjithmonë kur ndeshen Gjilani-Drita atmosfera është elektrizuese në stadiumin e qytetit në Gjilan. Në një atmosferë të zjarrtë në derbin më të madh ë vendin tonë, Gjilani doli me pikë të plota, duke e mundur me rezultat minimal 1:0 rivalin e përbetuar Dritën, kampion në fuqi. Lojë e mirë nëpër mot të freskët dhe atmosferë drithëruese e krijuar nga rreth 7-8 mijë shikues.

Tifozët “Skifterat” e Gjilanit dhe ata të Dritës “Intelektualët” krijuan atmosferë për mbamedje, me brohoritjet e tyre duke i dhënë motiv futbollistëve në fushë.  Në minutën e 40-të,  Bujar Shabani me vetëmohim të pashoq, goditi bukur por nuk befasohet portieri i Gjilanit Donat Kaçiu. Në fund të pjesës së parë (43’) Drita tronditet, ndërsa te Gjilani gëzim i madh.

Perez shënon me kokë pas asistimit të Ansi Nika.  Gol që ndezi atmosferën te tifozët “Skifterat”. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë mjaft e mirë, por kampioni në fuqi me gjithë presionin e madh drejt portës së Gjilanit, por sulmuesit e saj nuk e gjetën portën.  Gjilani triumfon dhe ngjitet në vend të katërt me 13 pikë, ka shtatë më shumë se Drita që renditet në pozitën e dhjetë.

Ipko Superliga, java 7

Trepça '89-Ferizaj        1:0

Drenica-Ballkani 2:1

Feronikeli-Liria    4:2

Llapi-KEK-u 2:0

Gjilani-Drita        1:0

Prishtina-Flamurtari   

Tabela

1. Feronikeli                 7       5       2       0       17

2. Llapi                 7       5       1       1       16

3. Flamurtari                6       4       1       1       13

4. Gjilani              7       4       1       2       13

5. Drenica            7       3       3       1       12

6. Prishtina                   6       3       2       1       11

7. Trepça 89                 7       2       3       2       9

8. Ballkani           7       2       2       3       8

9. Liria                 7       2       0       5       6

10. Drita              7       2       0       5       6

11. Ferizaj           7       1       1       5       4

12. KEK-U            7       0       0       7       0

Në javën e ardhshme takohen: Flamurtari-Gjilani, Liria-Prishtina, Drita-Trepça '89, Llapi-Feronikeli, KEK-u-Ballkani dhe Ferizaj-Drenica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat