Ajeti shënon për Baselin, por nuk fituan

Futboll

Ajeti shënon për Baselin, por nuk fituan

Nga: K. Goca Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:03
Ajeti shënon për fu, por nuk fituan

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti së bashku me Taulant Xhakën bënë lojë të mirë në fanellën e Baselit, por të pafat që të kthehen me pikë të plota nga Lugano. Ajeti shënoi por nuk mjaftoi goli i tij për fitore. Ai në minutën e 50-të nga afërsia me një goditje të fortë e mposhti portierin vendas për 0:2. Megjithatë kjo epërsi nuk mjaftoi, pasi vendasit shpejt e barazuan rezultatin. Për Baselin shënuan: Zuffi (9') e Ajeti (50') dhe për Luganon: Covilo (52') e Carlinhos (82'). Eris Abedini luajti në dy minutat e fundit për Luganon.  Baseli renditet në vend të tretë me 15 pikë, ka gjashtë me shumë se Lugano në pozitën e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat